Dritan Abazoviç, zyrtarisht kryeministri i ri i Malit të Zi

Rajon | 5 vite më parë

Dritan Abazoviç është zyrtarisht kryeministri i ri i Malit të Zi. Kuvendi zgjodhi këtë të enjte qeverinë e 43-të të Malit të Zi, dhe kështu Ballkani ka nga sot një kryeministër të tretë shqiptar. Për zgjedhjen e qeverisë së re dhe miratimin e kryeministrit votuan 45 deputetë të mazhorancës së re, ndërsa kundër tre deputetë të SD-së.

Qeveria do të ketë 18 ministri dhe në përbërje ka edhe dy ministra shqiptarë. Abazoviç i ka besuar Ministrinë e Administratës Publike Marash Dukajt, ndërsa Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave është propozuar për t’u drejtuar nga Fatmir Gjeka, i cili më herët ka drejtuar komunën e Ulqinit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme