Dropull , nis pastrimi i liqeneve

Bashkia Dropull ka filluar pastrimin e liqeneve që ka nën administrim .Kjo është bërë e mundur falë një investimi me vlerë 300 miljonë lekë nga ministria e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Kryetari i kësaj bashkie Dhimitër Toli thotë se përvec pastrimit do të ndërhyet edhe në bërjen e digave për të rritur kapacitetin e ujit. Këto punime do tju vinë në ndihmë fermereve të zonës gjatë sezonit të vaditjeve .
“Kemi filluar rregullimin e infrastrukturës së liqeneve atë të Bodrishtës, Likomilit etj. Me një fond prej 300 miljonë lekë . Aktualishtë po punojmë në liqenin e Bodrishtës ku po bëhet pastrimi dhe mbrojtja me beton dhe digat për të rritur kapacitetin e ujit. Do të vazhdojmë më pas edhe në Likomil dhe liqenet e Peshkëpisë ”.
Bashkia Dropull ka nën administrim 14 liqene.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




