Duararta e çantave të dorës – Malvina Nikolli studentja e pasionuar pas punimeve artizanale

Sociale | 3 vite më parë

Panairi i organizuar nga Shoqata e Artizanëve dhe Zejeve të Shqipërisë në Shkodër, ishte i pari për këtë vit në qytetin më të madh verior të vendit. Ai ishte një mundësi e mirë edhe për promovimin e artizanëve të rinj. Një prej tyre është Malvina Nikolli nga Mirdita. Ajo ndjek jo vetëm studimet në Shkodër por edhe pasionin për punimin e çantave të dorës.

“Brez pas brezi e kemi të gjithë familjen që merren me punime dore”, tha Malvina Nikolli.

Nuk ka një dyqan fizik por ajo po fokusohet në shitjen online të punimeve të saj.

“Nuk kam vend fizik por punoj online dhe mund ti shes atje me porosi siç i kërkojnë klientët”, tha artizania.

Pjesëmarrjen në panair e shikon si një mundësi të mirë për punën e saj. Në panairin e fundit të zhvilluar në Shkodër, ishin pjesë e tij artizanë jo vetëm nga Shkodra por edhe qytete të ndryshme nga gjitha hapësirat shqiptare duke i dhënë larmi organizimit të tij.

Gazetare: E. Dyrmishi

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme