“Duket që je nga Shqipëria se ishe në gjyq”, Erblin Jaku rrëfen paragjykimet ndaj shqiptarëve në Britaninë e Madhe

Sociale | 3 vite më parë

Erblin Jaku, i cili studion në nivelin Master në Britaninë e Madhe, në “London School of Economics” rrëfeu për emisionin “Jetë Shqiptare” se si shqiptarët paragjykohen në këtë vend.

Ai theksoi se me rritjen e emigracionit është rritur edhe paragjykimi ndaj shqiptarëve, ndërsa tregoi edhe një rast personal.

“Kam vënë re gjatë kësaj kohe që në moment që ti thua që ti je shqiptar nuk e kanë perceptimin që kanë pasur më parë.

Kam filluar së fundmi që ta trajtoj këtë çështje dhe të publikoj disa shkrime. T’ju them një rast personal!

Unë studioj në London School of Economics dhe rrugës më takon njëra dhe më tha; Nga je? (ajo ishte nga Republika Çeke). I thashë, jam nga Shqipëria!- Nga Shqipëria?

Po normal prandaj ishte në gjykatë! I thashë se unë studioj dhe po shkoj këtu për punët e mia, ndërsa ajo ma ktheu duke më kërkuar falje se nuk ishte ajo ideja që donte të thoshte”, u shpreh Erblin Jaku.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme