Duro dhe Daja, dy trajnerët që po “fluturojnë” drejt titullit

Rajoni | 4 vite më parë

Kur kanë mbetur edhe gjashtë javë nga përfundimi i kampionatit në Superligën e Kosovës, Ballkani drejtuar nga Ilir Daja po kalon një moment të mirë. Ekipi nga Suhareka po kryeson në kuotën e 61 pikëve, ndjekur nga Drita me vetëm një pikë larg. Barazimet e dy javëve të fundit ka bërë që ekipi gjilanas të humbasë terren, megjithatë shpresat për të fituar titullin kampion mbeten, sepse mbas dy javësh Drita do të presë Ballkanin në një përballje ku nuk lejohen hapat fals. Megjithatë eksperienca si trajner i Ilir Dajës është një faktor pozitiv te ekipi i Ballkanit dhe të gjitha shpresat janë që të arrihet ai triumf i sezonit të kaluar.

Nga një trajner shqiptar te një tjetër, Shpëtim Duro po bën një punë të mirë te ekipi i Strugës në kampionatin e Maqedonisë së Veriut. Në 7 ndeshje të drejtura, Duro ka arritur të marrë 5 fitore e dy barazime dhe njëkohësisht kryeson kampionatin në kuotën e 56 pikëve, 5 më shumë se Shkëndija e vendit të dytë. Megjithatë jo cdo gjë ka përfunduar pasi kanë mbetur edhe 5 javë kampionat, nga të cilat Struga do të luajë ndaj Shkëndijes. Mrekullia që po bën Shpëtim Duro nuk përfundon me kaq. Tekniku kryeqytetas ka kualifikuar në finalen e Kupës Strugën, ku do të luajë ndaj Makedonijas më datë 20 maj. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme