Durrës, biznesi synon të punësojë nga rradhët e studentëve

150 kompani që operojnë në fusha të ndryshme kanë prezantuar ofertat e tyre në mjediset e Fakultetit të Biznesit në Durrës duke kërkuar që të punësojnë staf të ri dhe të kualifikuar nga ky universitet. Panariri i punës dhe karrirës zhvillohet për të dytin vit me radhë nga fakulteti i biznesit dhe dekani i këtij institucioni të arsimit të lartë Shkëlqim Fortuzi shprehet se jepet mundësi studentëve për të paraqitur kërkesat e tyer për punë.
Kohët e fundit shumë kompani të hoteleri turizmit dhe prodhimit, kanë ngritur shqetësimin se nuk po plotësojnë dot nevojat e tyre me staf dhe për këtë arsye i kanë hedhur sytë tek punonjësit e huaj. Kryetari i dhomës së tregtisë dhe industrisë Alban Isteri e sheh këtë problematikë vetëm si zgjidhje e momentit për bizneset në fjalë, por shton se duhet investuar me shumë në rritjen profesionale të punëkërkuesve të rinj.
Stendat e bizneseve janëvizituar edhe nga kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako si dhe drejtues të univesritetit Aleksandër Mosiu.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




