Durrës, hidhet shorteu për familjet përfituese të apartamenteve të reja

Në Këshillin Bashkiak të Durrësit është hedhur shorti publik për 24 familjet përfituese të apartamenteve të reja të ndërtuara pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit 2019.
Apartamentet e tyre i përkasin pallatit nr.458, rruga “Bajram Tusha” në Shkozet, i cili u rindërtua tërësisht.
Pas 3 vitesh pritjeje, banorët përfitues u shprehën mjaft të lumtur për apartamentet e reja, ku pritet të sistemohen shumë shpejt.
Ndërkaq në Durrës vijon puna për rindërtimin e pallateve në po të njëjtin vend dhe 996 apartamenteve të reja në sitin e Spitallës për të pastrehët e tërmetit.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




