Durrësi “pushtohet” nga pushuesit, probleme me kullat e vrojtimit dhe rojet e plazhit

Sezoni turistik në Durrës pritet të arrijë shpejt kulmin e tij, ndërsa kjo fundjavë shënoi një numër të lartë pushuesish.
Por në plazhin më të madh të qytetit bregdetar shihen shumë pak kulla vrojtimi apo roje plazhi. Ndonëse pak ditë më parë ministri i turizmit, Blendi Klosi paralajmëroi subjektet e hoteleri-turizmit që të marrin masa për garantimin e jetës së pushuesve në plazhe, pasi në të kundërt do të ketë ndjekje penale, sërish nuk shihet asnjë lëvizje.
Subjektet që aplikojnë për plazhe private e kanë detyrim ndërtimin e kullës vrojtuese dhe punësimin e një vrojtuesi plazhi të certifikuar.
Aktualisht plazhi i madh i Durrësit, më i madhi në Shqipëri, në një gjatësi rreth 12 kilometra, frekuentohet nga një numër i konsiderueshëm pushuesish, vendas si dhe atyre që vijnë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Në fillimin e muajit korrik pritet të ketë rritje të ndjeshme të pushuesve, pasi muajt korrik e gusht përkojnë më nisjen e pushimeve masive edhe në Shqipëri. Ministri Klosi ka paralajmëruar se çdo humbje jete e pushuesve në plazhe do të shihet edhe si vepër penale e bizneseve akomoduese.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




