Düsseldorf- Balla takon ministrin e Brendshëm të Landit Nordrhein-Westfalen

Shqipëria do të forcojë bashkëpunimin në fushën e sigurisë publike dhe policisë me Landin Nordrhein – Westfalen (NRW). Ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili u prit sot në Düsseldorf, nga Ministri i Brendshëm i Nordrhein – Westfalen, Herbert Reul, u shpreh se ka tashmë një projekt të përbashkët për t’u çuar përpara.
Në prag të ndeshjes së tretë të Kombëtares Shqiptare të Futbollit, me Kombëtaren e Spanjës sonte në mbrëmje, ministri Balla i shprehu homologut gjerman mirënjohje për mikpritjen e ekipit kombëtar gjatë qëndrimit në këtë Kaiserau.
“Rreth 35 mijë qytetarë shqiptarë jetojnë në këtë Land dhe vlerësohet integrimi i tyre në jetën social-ekonomike”, theksoi ministri i Brendshëm shqiptar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




