Dy ditë energji Kosovës, Behgjet Pacolli falenderon Ramën

Politikë | 5 vite më parë

Deputeti dhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka falenderuar publikisht kryeministrin, Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetet sociale Pacolli falenderon kryeministrin për ndihmën që ai i ofroi Kosovës për të tejkaluar krizën e energjisë. Sipas Pacollit, një strategji e përbashkët energjitike midis dy vendeve duhet të jetë hapi i radhës, për të arritur konsensusin kombëtar për të ardhmen energjitike të Shqipërisë dhe Kosovës. Më herët kryeministri Rama përmes një postimi në “Twitter” tha se do të ndihmojë Kosovën me çdo mundësi që familjet kosovare të mos i kalojnë në errësirë dy ditët e festës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme