Dy ditë pas zjarrit, Urgjenca në QSUT pjesërisht në funksion

Urgjenca e qendrës spitalore universitare “Nënë Tereza“ vijon të mos jetë plotësisht funksionale si pasojë e zjarrit të rënë 2 ditë më parë.
Në këtë godinë trajtohen vetëm rastet emergjente, rastet e tjera dërgohen në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe në spitalin e “Traumës“
Qytetarët që nuk kanë dijeni për situatën në urgjencë dhe paraqiten me mjetet private për të marrë shërbim drejtohen nga stafi sipas gjendjes së tyre shëndetësore.
Vetëm pacientët në gjendje të rëndë shëndetësore ku koha nuk premton për transferim në ndonjë spital tjetër marrin trajtim në dhomën e hapur pranë kësaj urgjence.
Të sëmurët me probleme në frymëmarrje, tensioni apo zemre që kërkojnë ndihmë në numrin e urgjencës 127 orientohen për në spitalin “Shefqet Ndroqi“, të aksidentuarit për në spitalin e “Traumës“
Nuk është përcaktuar ende një datë se kur urgjenca e QSUT-së do t’i kthehet normalitetit. Ndërkohë pajisjet imazherike si skaner, rezonance, eko apo grafi po i nënshtrohen një testimi për të konfirmuar funksionalitetin e tyre e për tu përdorur më pas për kontrollin e pacientëve.
Gazetare: Keti Toroveci
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




