Dy të rinjtë vjedhin makinën dhe i ikin policisë me shpejtësi 151 km/orë, përfundojnë poshtë urës

Botë | 4 vite më parë

Dy adoleshentë përfunduan poshtë urës pasi po ndiqeshin nga policia kur u raportua për një vjedhje të një automjeti. Dy të rinjtë vendosën në lëvizje policinë amerikane në Minneapolisin verior, kur u konstatua se ata po ecnin me një shpejtësi prej 151 kilometra në orë.

Policia u përpoq t’i ndalonte por e pati të pamundur derisa dy adoleshentët njëri 14 dhe tjetri 15 vjeç përfunduan poshtë urës.

Pasi makina u përmbys ata e braktisën atë duke u larguar nga vendngjarja. Dy të rinjtë pësuan lëndime të lehta, por raportohet se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën, transmetojnë mediat amerikane. 

Ata u ndaluan më pas nga policia dhe u dërguan në paraburgim. Adoleshentët mund të përballen me akuzat e arratisjes nga policia dhe vjedhjes së automjetit. Rasti është ende nën hetim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme