“Dyrrah City Football Academy” çel sezonin e parë futbollistik

Aktualitet | 2 vite më parë

Akademia e futbollit Dyrrah City ka nisur sezonin e parë futbollistik, ku janë regjistruar fëmijë e të rinj të grupmoshave të ndryshme.

Kjo akademi e re ka çelur zyrtarisht sezonin futbollistik, ku stërvitjet po kryhen nga trajnerët e klubit të Manchester City-t.

Shkolla e Futbollit të Manchester City është investim që i shtohet qytetit të Durrësit, duke krijuar bazën për talentet futbollistike të Shqipërisë dhe rajonit.

“Dyrrah City Football Academy” ndikon edhe në promovimin e mëtejshëm të qytetit bregdetar, si një destinacion turistik, kulturor, sportiv dhe platformë zhvillimi ekonomik për  qytetin.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme