Dyshohet se kreu punësime fiktive në bashki, thirret në SPAK kryebashkiaku i Rrogozhinës

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla është thirrur ditën e sotme në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion.
Ai është marrë në pyetje lidhur me disa emërime në bashkinë që drejton pasi dyshohet se ka kryer punësime fiktive në këtë institucion të personave që në fakt ishin jashtë vendit.
Pavarësisht se personat e punësuar fiktivisht ndodheshin jashtë vendit ata paguheshin si punonjës të bashkisë së Rrogozhinës.
Edison Memolla erdhi në krye të bashkisë së Rrogozhinës në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit të mbajtur në vitin e kaluar.
Memolla mori besimin e 5401 qytetarëve të Rrogozhinës, ose 60.3%
Vetëm pak ditë para zgjedhjeve të pjessme vendore të 6 marsit 2022, në media u publikua telefonata e kandidatit socialist, i cili ndërhynte për të mos ia ndërprerë energjinë një banoreje sepse ndodhej në muaj zgjedhjesh.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



