E ardhmja e Botas në F1

Formula 1 | 5 vite më parë

Valtteri Bottas apo George Russell: kjo është dilema e Mercedes që reflekton përsa i përket çështjes së të ardhmes së pilotit të dytë të tij. Toto Ëolff kërkon të zgjidhë nyjen brenda shtatorit për të filluar programin e sezonit 2022 dhe t’i japë mundësinë pilotit për të zgjedhur rrugën më të mirë për të ardhmen. Por Bottas duket se e ka gjetur aleatin e tij. Piloti finlandez ka pranuar se:

“Leëis më ka thënë se do të donte që të isha unë shoku i tij i skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm. Së bashku mund të bëjmë shumë mirë – ka thënë Bottas- por dëshira e pilotëve duket se nuk ka shumë rëndësi në të tilla vendime, e kjo nuk është e drejtë. Janë shumë të tjerë më të rëndësishëm pas makinës, të cilët vendosin, ndaj ne na mbetet vetëm të presin se çfarë do të ndodhë” – thotë piloti i Mercedes.

 Por një mbështetje e madhe që vlen për Bottas, e që e lidh me njëvendëshen gjermane edhe për sezonin e ardhshëm të Formula 1, nuk është vetëm përfaqësimi i tij në pistë, por edhe raporti shumë i mirë që ka me shokun e skuadrës, të cilin e ka ndihmuar mjaft herë për të fituar titujt kampion bote.

“Nuk mund të them se me kë do të flas apo çfarë do të ndodhë, por ju siguroj se po mundohemi të gjejmë zgjidhjen më të mirë për sezonin e ardhshëm” – ka thënë piloti finlandez, që nga ana e tij mund të luajë kartën Hahmilton për të bindur skuadrën që të besojë sërish te ai.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme