E bleu për 44 miliardë $, Musk: Bizneset dhe qeveritarët mund të paguajnë për të përdorur Twitter

Përdoruesit e biznesit dhe qeveritarët mund të fillojnë të paguajnë një ‘kosto të vogël’ për të përdorur platformën e tyre në Twitter. Ky njoftim u bë nga vetë Elon Musk, i cili e bleu këtë platformë pak kohë më parë për 44 miliardë dollarë.
“Twitter do të jetë gjithmonë falas për përdoruesit e thjeshtë, por ndoshta mund të ketë një kosto të vogël për përdoruesit që janë biznese dhe qeveritarë”, shkruan Musk në twitter.
Musk është njeriu më i pasur në botë, sipas revistës Forbes, me një vlerë neto prej 273.6 miliardë dollarësh, kryesisht për shkak të aksioneve të tij në prodhimin e automjeteve elektrike Tesla dhe firmën e hapësirës ajrore SpaceX./ BBC

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




