E dërguara e SHBA në OKB: “Alarmi i nivelit 10” për krizën globale të ushqimit

Botë | 4 vite më parë

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, tha se ajo është në “nivelin 10” të alarmit mbi bllokadën ruse të porteve të Ukrainës dhe ndikimin e saj në furnizimet globale të ushqimit, njofton BBC.

“Mund t’ju them në një shkallë nga një deri në 10, ndoshta jam në nivelin 10 të alarmit. Kjo krizë ka përkeqësuar atë që tashmë është një çështje serioze e pasigurisë ushqimore,” tha ajo për programin Newshour të BBC-së.

“Lufta e Ukrainës dhe agresioni i Rusisë në Ukrainë, bllokimi i porteve, bllokimi i grurit ukrainas që të dalë në treg, e ka përkeqësuar këtë situatë dhe e ka bërë atë edhe më të rëndë dhe ndikimi po ndihet në të gjithë botën”.

Në lidhje me çështjen e bllokadës dhe faktin që minat ukrainase janë gjithashtu të pranishme në ujërat përgjatë bregut të Detit të Zi së bashku me anijet ruse, ajo tha se besonte se çështja e minave po diskutohej gjithashtu nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres si pjesë e përpjekjet e tij për të bindur të dyja palët që të lejojnë furnizimet brenda dhe jashtë.

“Unë e kuptoj se kjo është pjesë e diskutimeve që Sekretari i Përgjithshëm po bën aktualisht dhe një pjesë e tyre është të kuptojë se si të hiqen ato mina dhe të hapet një lagje humanitare që do të lejojë anijet të shkojnë në portet në Detin e Zi tha Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme