E diela e Dafinave, nis Java e Madhe e Pashkës

Aktualitet | 7 muaj më parë

Besimtarët ortodoksë kanë kremtuar të dielën e Dafinave, ditë kjo e cila shënon hyrjen e Zotit Krisht në Jerusalem.

Ky emër është përkthimi i palmave, i cili vjen nga pritja që besimtarët i bënë Zotit të tyre. Pas liturgjisë hyjnore besimtarët kanë marrë me vete dafina, për mirësi e mbarësi në familjet e tyre.

E diela e Dafinave shënon edhe nisjen e javës së madhe të Pashkës Ortodokse e cila është një nga festat më të mëdha dhe më të rëndësishme të besimit ortodoks.

Përpara festimit të Pashkës, besimtarët ortodoksë do të festojnë të Enjten e Madhe, që është Darka e fundit e Krishtit, të Premten e Zezë dhe Ngjalljen në të gdhirë të së dielës së ardhshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme