E mbijetuara 102-vjeçare e Holokaustit vlerësohet me çmim nderi

Aktualitet | 2 vite më parë

Margot Friedländer, 102-vjeçarja e mbijetuar e Holokaustit, është vlerësuar me një çmim nderi për për përkushtimin e saj ndaj humanizmit dhe tolerancës, njoftoi të premten televizioni gjerman RTL.

Friedländer ende viziton klasat e shkollës për të treguar historinë e jetës së saj si hebreje gjatë epokës naziste. 

Ajo mori çmimin e nderit “Brigitte Award 2024” në Berlin, hera e parë që jepej ky çmim.

Brigitte është personazh i mirënjohur në publikimet e revistës për femra në Gjermani, që këtë vit kremton 70-vjetorin e krijimit dhe që është pjesë e portofolit të televizionit RTL.

Më herët këtë javë, filmi i titulluar “Ich Bin Margot Friedländer” (Unë Jam Margot Friedländer), i transmetuar në televizionin publik ZDF, që  kombinon dramatizimet me materialet historike dhe intervistat me Friedländer, fitoi çmimin e televizionit gjerman.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme