E pabesueshme në Brazil: ndeshja me Argjentinën pezullohet pas

Uncategorized | 5 vite më parë

Brazil-Argjentina, e vlefshme për raundin kualifikues për Kupën e Botës 2022, u pezullua në minutën e 7-të nga autoritetet shëndetësore braziliane: sipas tyre, në fakt, katër lojtarët argjentinas që vijnë nga Anglia (Lo Celso, Buendia, Romero dhe portieri Martinez ) nuk duhet të kishin dalë në fushë, por do të duhej të kalonin më parë një periudhë karantine në momentin që kanë mbërritur në Brazil.

Loja është ndërprerë, me lojtarët dhe menaxherët që flasin dhe presin përgjigjen përfundimtare nga autoritetet. Tani Brazili rrezikon pasoja serioze nga pikëpamja sportive, duke qenë se Conmebol e kishte paralajmëruar Federatën të mos vazhdonte me rregulla të tilla dhe të lejonte rregullisht lojtarë argjentinas në fushë. Ndërkohë, kapiteni i Argjentinës, Messi dhe trajneri Scaloni janë kthyer në fushë, të dy duke biseduar me Neymar…


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme