E rëndë në Teksas, gjenden të vdekur brenda kamionit të braktisur 46 persona, Kryebashkiaku Nirenberg: Tragjedi e tmerrshme

46 persona që besohet se janë emigrant, janë gjetur pa shenja jete brenda një kamioni të braktisur në Teksas në San Antonio. 16 personat që mbijetuan, përfshi 4 fëmijë, u dërguan në spital për të marrë ndihmën e nevojshme. Duket se nxehtësia dhe mungesa e ujit kanë qenë shkaku kryesor që ka çuar në vdekjen e emigrantëve.
Sipas BBC, trafikantët e qenieve njerëzore shpesh përdorin kamionë për të transportuar emigrantë pa dokumente. Kryebashkiaku Ron Nirenberg e quajti ngjarjen një tragjedi të tmerrshme njerëzore.
“Ata kishin familje…dhe po përpiqeshin të gjenin një jetë më të mire. Nuk është asgjë më pak se një tragjedi e tmerrshme njerëzore”, tha Nirenberg. San Antonio, i cili është 250 km (150 milje) nga kufiri SHBA-Meksikan, është një rrugë kryesore tranziti për kontrabandistët e njerëzve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




