“E vetmja ekonomi pa paketë antikrizë”, Tabaku: Buxheti i 2023, buxhet elektoral, nxit krizë dhe grabit shqiptarët

Politikë | 4 vite më parë

“Buxhet elektoral dhe jashtë realitetit” e ka konsideruar deputetja e PD, Jorida Tabakun, buxhetin e 2023. Gjatë intervistës në emisionin “Pa Censurë” në RTSH, Tabaku u shpreh se hapja e projekteve të reja pa patur fonde, apo me vetëm 20% të tyre, po e shkatërrojnë buxhetin.

Deputetja e konsideroi taksën e qarkullimit si taksa që “po grabit bizneset dhe qytetarët, duke akuzuar bordin e transparencës “bord oligarkësh.

“Nuk po them që qeveria të shpërndajë tani 1 miliard euro apo 500 milionë euro, por kur sheh që po abuzohet, kontratat koncesionare nuk ndalojnë, kur shpenzimet e qeverisë për joprioritet vazhdojnë, kur sheh që ka një rritje të shpenzimeve për pritje-përcjellje dhe në çdo fushë tjetër, se mund ta nis me kontratën e incineratorëve, por të tre kontratat e shëndetësisë janë duke u paguar kur nuk kryhet shërbimi, atëherë hem se qytetarët shqiptarë meritojnë të marrin më shumë. Kam patur si parim të mos i sugjeroja qeverisë atë që nuk do ta bënim vetë, por taksa e qarkullimit që merr 300 milionë euro shtesë, është një taksë që po i grabit bizneset dhe qytetarët. Është arsyeja kryesore pse sot bizneset kanë çmime të rritura. Kjo duhet të ishte primare për qeverinë, por jo të vendosë edhe një bord oligarkësh që i mban çmimet më të larta duke penalizuar gjithë ekonominë. Është një buxhet elektoral, prandaj është jashtë realitetit. Hapen projekte të reja pa patur fonde ose vetëm me 20% të tyre. Kjo e ka shkatërruar buxhetin, sepse ato projekte nuk mbyllen gjatë një viti. Vazhdojnë kontratat koncesionare, por vazhdojnë dhe kontratat e reja, rritet numri i punonjësve me mbi 600 në administratën publike. Borxhi i bashkive me ujësjellësat paguhet nga qeveria qendrore, sepse ka zgjedhje lokale, në një kohë kur bashkitë kanë rritur tarifat e ujit masivisht për një pjesë të madhe të qyteteve”, tha Tabaku.  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme