ECDC: Jo heqje e kufizimeve para rritjes së normave të vaksinimit

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) ka parashikuar se numri i infeksioneve COVID-19 në BE ka të ngjarë të rritet këtë vjeshtë, pasi disa shtete anëtare kanë bërë përparim të kufizuar me fushatat e tyre të vaksinimit.
“Vetëm 61,1 për qind e popullsisë së përgjithshme të BE-së, Norvegji, Islandë dhe Lihtenshtajn janë plotësisht të vaksinuar”, tha agjencia.
“Vendet me norma vaksinimi në ose nën mesataren aktuale të BE-së, që planifikojnë të lehtësojnë rregulloret kundër koronavirusit të ri, ka të ngjarë të shohin edhe një rritje të konsiderueshme të numrit të rasteve, shtrimeve në spital dhe vdekjeve, deri në fund të nëntorit”, shtoi ECDC.
“Parashikimet tregojnë se një kombinim i mbulimit të lartë të vaksinimit dhe zvogëlimit efektiv të kontakteve është kritik për të zvogëluar rrezikun e një barre të lartë COVID-19 për sistemet e kujdesit shëndetësor këtë vjeshtë,” tha kreu i ECDC, Andrea Ammon.
Sipas agjencisë, kufizimet mund të jenë ende të nevojshme deri në fund të nëntorit.
ECDC vuri në dukje se vetëm Malta, Portugalia dhe Islanda kishin vaksinuar plotësisht më shumë se 75 për qind të popullsisë së tyre të përgjithshme./ATSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




