ECDC: Rastet dhe vdekjet nga COVID-19 do të vazhdojnë të bien

Botë | 5 vite më parë

Shifrat javore të infeksioneve dhe vdekjeve nga COVID-19 po bien në të gjithë Europën dhe do të vazhdojnë të bien deri në fund të majit, sipas parashikimeve të përditësuara të Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

Në Itali, rastet e reja në javë pritet të bien me mbi 1 000 në ditë, nga 50 453 të regjistruara deri të shtunën e kaluar, në 41 366 më 22 maj dhe 32 814 më 29 maj.

Vdekjet në javë pritet të ulen nga 1 369 të regjistruara deri të shtunën e kaluar, në 1 071 më 22 maj dhe 847 më 29 maj.

Sipas ECDC, Danimarka dhe Portugalia janë përjashtimet, por për të parën, flitet për një rritje nga 5 vdekje në javë në 9, kurse për të dytën, kurba e parashikimit është e sheshtë, me 2 500-2 600 raste të reja dhe 14-15 vdekje në javë, deri në fund të majit.

Në Spanjë, infeksionet pritet të bien nga 37 000 në 25 000 dhe të vdekurit nga 547 në 447.

I njëjti trend mund të shihet diku tjetër në Europë, më shumë e shënuar në Gjermani, Francë, Belgjikë dhe Holandë, më pak në Suedi dhe Finlandë./ATSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme