Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Ramazanin, agjërim të lehtë dhe të pranuar

Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanët me rastin e nisjes ditën e enjte të Muajit të ‘Ramazanit’. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u uron besimtarëve myslimanë një muaj me agjërim të lehtë dhe të pranuar.
Të gjithë besimtarët myslimanë nisin të enjten (19 shkurt) muajin e shenjtë të Ramazanit. Nga ana e tij kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu, ka përcjellë për të gjithë një mesazh urimi, duke theksuar se ky muaj është muaji i sakrificës, i reflektimit dhe pastrimit shpirtëror.
“Ramazani është mundësi për përmirësim individual dhe kolektiv, për pastrim shpirtëror dhe për ndërtimin e një shoqërie të bazuar në vlera të shëndosha. Në këtë muaj të shenjtë, rëndësi të veçantë ka edhe dimensioni social i besimit. Ramazani na fton të forcojmë solidaritetin, të shtojmë ndihmën ndaj nevojtarëve, të jemi pranë të dobëtëve dhe të kontribuojmë për një shoqëri më të drejtë dhe më humane.
Në një kohë kur shoqëria përballet me sfida të ndryshme, Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës. Ai na mëson se besimi i vërtetë reflektohet në sjellje të mirë, në respekt ndaj tjetrit dhe në përkushtim për të mirën e përbashkët”, shprehet ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



