Edicioni i parë i “Lumina Electronic” – Spektakli i ndriçimit dhe tingujve të muzikës elektronike

Kulturë | 2 vite më parë

Spektakli më mahnitës i ndriçimit, projeksionit dhe tingujve të muzikës elektronike ka çelur siparin e edicionit të parë në Korçë, si një produkt i ri turistik që pritet të kthehet në një traditë të përvitshme.

Pjesë e këtij festivali në natën e parë kanë qënë DJ të njohur shqiptarë e të huaj që kanë elektrizuar atmosferën në Parkun “Rinia”.

Të tjera surpriza pritet të sjellë edhe nata e dytë e LUMINA Electronic që ka për qëllim të tërheqë vizitorë dhe adhurues të kësaj muzike nga brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Gazetare: E. Fili      

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme