Efektivi i ‘Shqiponjave’ ngre flamurin kuqezi nga toka gjatë protestës – Ministri Lamallari: Respekt për efektivin që lartësoi simbolin kombëtar

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka ndarë sot në rrjetet sociale një moment nga protesta e opozitës në Tiranë, ku efektivi i repartit “Shqiponjat”, Edison Mehmetaj, u pa duke ngritur nga toka flamurin kombëtar të hedhur në rrugë.
Lamallari e cilësoi veprimin e tij si një shembull guximi dhe profesionalizmi, duke theksuar se në kushtet e tensionit, efektivi nuk ngurroi të ruante dhe të lartësonte simbolin kombëtar.
Ministri shtoi se ky gjest tregon dallimin mes atyre që shfrytëzojnë ngjarjet për tensione dhe atyre që respektojnë ligjin, rendin dhe simbolet e vendit.
“Respekte për Edison Mehmetajn, efektivin e ‘Shqiponjave’, që na dëshmoi dallimin e vërtetë mes atyre që e përdorin flamurin si mjet tregtie dhe atyre që e lartësojnë këtë vend dhe flamurin më të bukur në botë,” shkroi Lamallari.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




