Ekonomi me ministrin hungarez Nagy: Bashkëpunim në fushën e bujqësisë

Shqipëria dhe Hungaria synojnë zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë midis dy vendeve, me fokus arsimin e lartë dhe transferimin e teknologjive inovative në këtë sektor.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi gjatë punimeve të Para Samitit të Sistemeve të Ushqimit, që u zhvillua ditët e fundit në Romë, pati rastin të takonte me ministrin hungarez të Bujqësisë, István Nagy.
Ekonomi tha se, “bashkëpunimi midis dy vendeve në fushën e bujqësisë ishte tema kryesore e diskutimit”.
Ndërsa theksoi se me homologun hungarez të Bujqësisë István Nagy, “ramë dakort edhe në disa hapa konkret që lidhen me arsimin e lartë dhe transferimin e teknologjive”.
Gjithashtu vijoi Ekonomi, ndamë edhe ide që lidhen më përfshirjen e të rinjve në pjesën digjitale të sektorit.
Nga ana e tij ministri Nagy shprehu gatishmërinë për realizimin e një bashkëpunimi midis Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe atij të Budapestit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




