Ekonomia amerikane i rikthehet rritjes

Ekonomi | 4 vite më parë

Ekonomia amerikane u rrit me një normë vjetore prej 2.6% nga korriku deri në shtator, pasi në dy tremujorë radhazi u përball me tkurrje, rritje të inflacionit, si dhe norma të larta interesi.

Rritja është më e mirë se sa pritej nga Departamenti i Tregtisë. Prodhimi i brendshëm bruto, matësi më i gjerë i prodhimit ekonomik, u rrit në tremujorin e tretë, pasi u tkurr në gjysmën e parë të 2022. Eksportet dhe shpenzimet më të mëdha nga konsumatorët, të mbështetura edhe nga një treg i shëndetshëm i punës, ndihmoi në rikthimin e rritjes së ekonomisë më të madhe në botë, në një kohë kur shqetësimet për një recesion të mundshëm po rriteshin.

Shpenzimet konsumatore, të cilat përbëjnë rreth 70% të aktivitetit ekonomik të SHBA-së, u zgjeruan me një ritëm vjetor prej 1.4% në tremujorin korrik-shtator, nga një normë prej 2% nga prilli në qershor. 

Rritja e tremujorit të fundit mori një nxitje të madhe nga eksportet, të cilat u rritën me një ritëm vjetor prej 14.4%. Shpenzimet qeveritare ndihmuan gjithashtu. Ato u rritën me një ritëm vjetor prej 2.4%, rritja e parë e tillë që nga fillimi i vitit të kaluar, me shpenzime shumë të larta për mbrojtjen.

Investimet në shtëpi, megjithatë, ranë me një ritëm vjetor prej 26%, të goditura nga rritja e normave të hipotekave, pasi Rezerva Federale rriti në mënyrë agresive kostot e huamarrjes për të luftuar inflacionin kronik. Apnews

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme