Ekonomia kineze rritet me 5.5%

Botë | 3 vite më parë

Pas heqjes së masave kufizuese ndaj pandemisë së Covid-19, të cilat zgjatën për tre vite, më shumë se në çdo shtet tjetër, ekonomia e Kinës duket se po rimëkëmbet me shpejtësi. 

Ekonomia në superfuqinë e Azisë së Largët shënoi një rritje prej 5.5% krahasuar me një vit më parë, dhe 1 pikë përqindjeje më shumë sesa në tremujorin e parë 2023-shit. 

Ekportet poashtu shënuan një rritje prej 2.1 % krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar, ndërsa importet shënuan një rënie prej 0.1% duke çuar kështu në një suficit tregtar, e kaluar edhe pritshmëritë e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, të cilët kishin parashikuar një rritje më të ngadalshme. 

Ndryshe nga një vit më parë kur peshën kryesore në rritjen ekonomike e mbante industria, këtë vit më shumë se 60% e rritjes ekonomike ka ardhur kryesisht nga sektori i shërbimeve. 

Paga nominale shënoi një rrijte prej 6.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa rritje shënoi me 0.7% edhe shkalla e konsumit.

Gazetar Artur Mata

/ rtsh /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme