“Ekrani i Artit” në kinema “Republika”, edicioni i 7-të do të vijojë me aktivitete deri më 9 qershor

Kinema “Republika” çeli dyert për shkodranët në ceremoninë e hapjes së edicionit të shtatë të festivalit “Ekrani i Artit”.
Nën titullin “Solitude and Multitude” filmat e edicionit të sivjetshëm eksplorojnë këto skaje të pandashme të ekzistencës njerëzore ku vetmia dhe shumësia, individi dhe komuniteti, thjeshtësia dhe kompleksiteti, intimiteti privat dhe dimensioni publik përvijohen mes nuancash, kalimesh e sfumaturash të panumërta.
Kjo natë e parë nisi me një material kushtuar gruas së parë shkencëtare nga Shqipëria, Sabiha Kasimati, pushkatuar pa gjyq prej regjimit monist.
Pas kinema “Republika”, aktivitetet vijuan në ish-Konsullatën e Italisë me një program video, kuruar nga Ajola Xoxa ndërsa u mbyll në mbrëmje vonë me muzikë live.
Gazetar: Marjo Gjini
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




