Ekskluzive: Artan Mergjyshi largohet nga Apolonia

Artan Mergjyshi nuk është më trajner i Apolonisë. Tekniku i njohur ka dhënë dorëheqjen menjëherë pas humbjes përballë Flamurtarit ditën e sotme.
Në intervistën për RTSH pas ndeshjes në Vlorë, Mergjyshi ka deklaruar se jep dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës fierake.
Apolonia ka grumbulluar vetëm 4 pikë në 5 ndeshje të luajtura në kampionat dhe aktualisht qëndron në vendin e 10-të në tabelën e klasifikimit të Kategorisë së Parë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




