Ekskluzive – Blinken takohet me kreun e SPAK, Altin Dumani

Politikë | 3 vite më parë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinken ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe me përfaqësuesit e tjerë të drejtësisë.

Gazetarja e RTSH, Denada Shkodrani sjell ekskluzivisht pamjet nga takimi ku është rikonfirmuar mbështetja e palëkundur që SHBA jep për reformën në drejtësi dhe dhënien fund të pandëshkueshmërisë në vend.

Takimi mes Blinken dhe Dumanit dhe përfaqësuesve të tjerë të drejtësisë zgjati pak minuta në një nga sallat e Piramidës, ku sekretari amerikan ishte pak më parë në një takim me të rinjtë që janë pjesë e programeve edukuese që financohen nga SHBA.

Takimi me kreun e SPAK është një mesazh i qartë që SHBA jep për mbështetjen e këtij institucioni të lindur nga drejtësia e re dhe punës së tyre lidhur me arrestimet e bujshëm që ka bërë gjatë kohës së fundit në nivele të larat zyrtarësh.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinken po zhvillon sot (15 shkurt) një vizitë disa orëshe në Tiranë. Kjo vizitë tregon marrëdhëniet e ngushta që dy vendet kanë mes tyre dhe se SHBA e shikon Shqipërinë një partner dhe aleat kyç në rajon.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme