Eksperimenti i Artetës, punëson hajdutë që të vjedhin lojtarët

Angli | 2 vite më parë

Për tu treguar lojtarëve se duhet të jenë gjithmonë vigjilentë si në fushë edhe jashtë saj, trajneri i Arsenalit ka bërë një eksperiment të çmendur.

Mikel Arteta, i cili është gati që të nisë sezonin e tij të gjashtë në krye të “topçinjve” të Londrës ka punësuar fshehurazi një “skuadër” hajdutësh, të cilët kanë marrë telefonat dhe portofolat e lojtarëve të Arsenalit gjatë një darke.

Në fund të darkës, Arteta ka pyetur lojtarët nëse u mungonte ndonjë gjë. Dhe lojtarët kanë vënë re se u mungonin sendet personale. Morali i historisë? Lojtarët duhet të jenë gjithmonë vigjilentë si në fushë edhe jashtë saj.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme