Eksperti Semanaj: Ja si mund të bllokoni një profil fake në TikTok! | “3D” në RTSH

Eksperti Besmir Semanaj duke folur në emisionin 3D, solli një ngjarje personale. Vajzës të një të njohuri të tij, i kishin hapur një profil fake në tiktok dhe po e bullizonin. Policia e Shtetit nuk e kishte marrë përsipër. Ndërsa me denoncimin në platformën kombëtare “I sigurt.al” u bë e mundur që brenda 48 orëve adresa të mbyllej.
Kjo deklaratë e ekspertit Semanaj ngjalli debate mes te ftuarve lidhur me mundësinë apo pamundësinë e organeve policore për të ndërhyrë në ngjarje të tilla.

Përfaqësues i rrjetit për mbrojtjen e fëmijëve CRCA Altin Hazisaj sqaroi se ndërimi i platformës “I sigurt.al” është bërë me ndërhyrjen edhe të organeve te specializuara të shtetit shqiptar. “Qëllimi i saj është të mbrojë fëmijët në hapsirën kibernetike” tha ai. Hazisaj tha se në të gjithë botën ka një bashkëpunim mes platformave globale dhe organizatave të besuara në çdo vend, siç është CRCA në Shqipëri.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




