Eksportet bujqësore u rritën me 25 % në korrik

Eksportet bujqësore vijuan trendin rritës edhe gjatë muajit korrik.
Sipas Ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur se “në muajin korrik u shënuan 58 113 tonë eksporte me vlerë 4.5 miliardë lekë dhe një rritje prej 25 % krahasuar me një vit më parë”. “Në korrikun e vitit të kaluar u shënuan 46 468 tonë eksporte” kujton zonja Denaj.
“Prodhimet shqiptare po zgjerohen gjithnjë e më shumë në tregjet e huaja, duke pasqyruar rritjen në cilësi dhe fuqizimin e fermerëve në vend”, tha Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Ekspozimi i Shqipërisë si destinacion turistik dhe politikat mbështetëse për fermerët, kanë rritur vlerën e prodhimit bujqësor në tregjet e huaja.
Produktet kryesore bujqësore që eksporton Shqipëria janë bimët mjekësore, perimet e freskëta dhe të përpunuara, vaji i ullirit, vajrat esenciale, shalqinj, fruta, peshk të konservuar etj.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




