Eksportet drejt Mbretërisë së Bashkuar, 699 milionë euro

Ekonomi | 6 vite më parë

Eksportet shqiptare drejt Mbretërisë së Bashkuar gjatë periudhës janar-nëntor shënuan rritje të lehtë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas INSTAT, eksportet drejt Mbretërisë së Bashkuar arritën në 699 milionë euro gjatë 11-mujorit nga 678 milionë euro që ishin në të njëjtën periudhë të 2019-s.

Ndërkohë importet drejt Shqipërisë shënuan rënie me gati 500 milionë lekë. Referuar të dhënave gjatë 11 mujorit të këtij viti u importuan 4.6 miliardë lekë ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2019 u importuan 5.1 miliardë lekë mallra.

Vendi ynë eksporton kryesisht mallra të prodhuara nga ndërmarrjet fasone. Megjithatë, një zë të rëndësishëm zënë edhe mineralet, ndërsa produktet bujqësore kanë ardhur duke u rritur./atsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme