Eksportet e grurit të Ukrainës/ Guterres dhe Erdogan takohen sot me Presidentin Zelensky

Botë | 4 vite më parë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të presë sot (18 gusht) në një takim shefin e OKB-së dhe liderin e Turqisë për bisedime mbi marrëveshjen e fundit për të rifilluar eksportet e grurit të Ukrainës, situatën e paqëndrueshme në një termocentral bërthamor të pushtuar nga Rusia dhe përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit gati gjashtëmujor të luftës.

APnews raporton se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres mbërriti më 17 gusht në Lviv, afër kufirit të Ukrainës me Poloninë, ku pritet të takohet Zelenskyn dhe presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili po bën udhëtimin e tij të parë në Ukrainë që nga fillimi i luftës.

Muajin e kaluar, Turqia dhe OKB-ja ndihmuan ndërmjetësimin e një marrëveshjeje që i hapte rrugën Ukrainës për të eksportuar 22 milionë tonë misër dhe drithëra të tjerë të ngecur në portet e saj të Detit të Zi që kur Rusia nisi luftën më 24 shkurt. Një memorandum i veçantë midis Rusisë dhe OKB-së synonte të pastronte pengesa për dërgesat e ushqimeve dhe plehrave ruse në tregjet botërore.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme