Ekspozita “Shpella e Shkruar”- Pasuria arkeologjike e Korçës e sjellë përmes artit

Kulturë | 2 vite më parë

Është çelur në Korçë ekspozita performative “Shpella e shkruar”, e cila përmbledh veprat e katër artistëve bashkëkohorë të disiplinave dhe gjeneratave të ndryshme Enza Rripaj, Abi Shehu, Vasil Tole dhe Alexander Walmsley. Në thelb të punëve artistike të realizuara nga grupi i artistëve ka qenë pasuria arkeologjike e zonës së Korçës dhe Devollit, e sjellë përmes perspektivës së artit bashkëkohor.

“Është ekspozitë e cila lidh një koncept shumë të rëndësishëm mes arkeologjisë, ‘Shpellës së shkruar’ si koncept i shkrimit, por edhe një mundësi shumë e mirë për t’iu rikthyer atyre vlerave që na takojnë të gjithëve”, tha Fabio Toska, kurator.

“Është një rishikim i traditës dhe vlerave vendore me anë të syrit të këtyre artistëve bashkëkohor dhe mediumeve të reja”, deklaroi Adela Demetja, kuratore

“Në këtë ekspozitë unë paraqitem me një shkrim, një tekst, një rrëfim imagjinar bazuar në eksperiencën që kemi bërë një javë këtu në Korçë dhe perceptimi im ka qenë ky rrëfimi me elementë realë, por të përzier me imagjinatën”, rrëfen Enza Rripaj, artiste vizuale

Ekspozita e organizuar nga Galeria e Arteve Digjitale në Korçë në bashkëpunim me Tirana Art Lab, është mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme