Ekstradohet në Shqipëri Leonard Duka, pritet të mbërrijë në Aeroportin e Rinasit

Aktualitet | 2 vite më parë

Ekstradohet nga Belgjika në Shqipëri, Leonard Duka, kreu i klanit “Duka”.  RTSH mëson se 37-vjeçari Duka pritet të mbërrijë pas pak në Aeroportin e Rinasit.

Leonard Duka u arrestua në 18 maj në Belgjikë, në kuadër të megaoperacionit “Metamorfoza’ pas 3 vitesh arrati.

Grupi kriminal i cili drejtohej nga Leonard Duka, ka pasur konflikt të vazhdueshëm me grupin e Ervis Martinajt i cili kërkohet nga drejtësia shqiptare.

Duka dhe Martinaj, patën përplasje të ashpra pas konfliktit për biznesin e lojërave të fatit, çka solli dhe pengmarrjen nga i shumëkërkuari i drejtësisë së babait të Leonardit. Kjo ngjarje nxiti dhe hakmarrjen e Leonardit ndaj Martinajt, duke tentuar eliminimin fizik të tij. Por pasi dështoi, Leonardi u akuzua për ekzekutimin e krahut të djathtë të Martinajt, ish-efektivin Santiago Malko në gusht të 2019-ës.

Leonard Duka u arrestua edhe në shkurt të 2023 në Belgjikë për vrasjen e Santiago Malkos por qëndroi vetëm disa muaj në arrest, pasi ende nuk kishte marrëveshje për ekstradimin e tij.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme