Ekuador, rritet në 118 numri i viktimave nga trazirat në një burg

Numri i viktimave nga trazirat në një burg të Ekuadorit është rritur në 118 me më shumë se 80 të plagosur, njoftuan zyrtarët.
Dy trupa të pajetë u gjetën pasi autoritetet morën kontrollin e plotë ndaj burgut Litoral ku ndodhi konflikti i madh, raportuan mediat ekuadoriane.
Ushtarët dhe ekipet e policisë kontrolluan të gjitha repartet e burgut për të gjetur objekte të mprehta, armë dhe pajisje të improvizuara shpërthyese.
Institucioni i mjekësisë ligjore në këtë vend në një deklaratë tha se vetëm 24 trupa të 118 të burgosurve që humbën jetën u identifikuan.
Ndërkohë, zyrtarët theksuan se masat e sigurisë u rritën në të gjitha burgjet e Ekuadorit dhe se inspektime të rrepta po kryhen në burgjet ku mund të ndodhnin trazira dhe konflikte të mundshme.
Presidenti i vendit, Guillermo Lasso ka njoftuar se “gjendje e jashtëzakonshme” është shpallur për 60 ditë në sistemin e burgjeve të vendit.
Drejtori i zyrës së burgjeve, Bolivar Garzon tha se Ekuadori po përballet me një tragjedi të madhe, duke shtuar se konflikti midis grupeve të krimit të organizuar dhe luftës së brendshme për pushtet fatkeqësisht ka arritur në këtë pikë.
Sipas mediave lokale, trazirat filluan në repartet e anëtarëve të bandave “Los Lobos” dhe “Tiguerones”./AA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




