Elbasan, dega e PD-së: Do të protestojmë kundër rritjes së çmimit të karburanteve

Politikë | 4 vite më parë

Dega e PD-së në Elbasan, duke marrë shkas nga rritja e çmimit të karburanteve, do të protestojë nesër kundër qeverisë. Lajmi bëhet i ditur nga nga dega e PD-së, Elbasan, ku për rritjen e çmimit fajësojnë Bordin e Transparencës.

“Partia Demokratike, Dega Elbasan, do të nis nga kjo e martë protestat kundër qeverisë. Pas rritjes abuzive të çmimit të karburanteve nga Bordi i Transparencës, PD Dega Elbasan, do të organizojë një protestë për 60 minuta ditën e martë 11/10/2022, në ora 11:00, në sheshin “Gensher” në qendër të Elbasanit!”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme