Elbasan, po pastronte kanalin vaditës, kryeplaku i fshatit Vasjan bie në greminë. Trupi i pajetë nxirret pas disa orësh nga helikopteri

Aktualitet | 2 vite më parë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vasjan të Elbasanit, ku kryeplaku i fshatit ka humbur jetën pasi ka rënë në greminë. Bëhet me dije se 59-vjeçari ka qenë duke pastruar kanalin vaditës, por aksidentalisht ka rënë nga një shkëmb në një thellësi rreth 100 metra.

Për shkak të terrenit të vështirë, trupi i pajetë u gjet pas disa orësh kërkime nga ekipet e zjarrfikëses së Elbasanit, Emergjencave Civile dhe ekipeve të Alpinizmit të Kërkim Shpëtimit Malor.

Në kërkim u përfshi edhe një helikopter i Emergjencave Civile, që bëri të mundur lokalizimin e vendit të aksidentit dhe më pas u bë nxjerrja e trupit të pajetë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme