Elena Rybakina, “Mbretëresha” e re e Wimbledon

Sporte të tjera | 4 vite më parë

Kampionia e re e ‘Wimbledonit’ është Elena Rybakina. Tenistja  kazake arrin suksesin e saj të parë në karrierë në Slam, duke iu imponuar numrit 2 në botë, tunizianes   Ons Jabeur 2-1 me sete, 3-6, 6-2 dhe në fund 23-vjeçarja fiton me të njëjtën rezultat. Rybakina ka lindur në Moskë dhe fitorja e saj vjen në një vit ku Wimbledon ndaloi rusët të luanin, megjithatë tenistja e ka ndryshuar nacionalitetin në vitin 2018, pasi mori mbështetje të madhe financiare nga Kazakistani.

Finalja zgjati 1 orë e 48 minuta lojë dhe dhe për herë të parë në karrierën e saj, arrin me meritë të ngrejë një trofe kaq prestigjoz. Ky sukses është gjithashtu  afirmimi i parë për një teniste nga Kazakistani, që triumfon në një nga katër turnetë më të rëndësishëm të tenisit botëror.

Pas triumfit tenistja Elena Rybakina tha fjalët e para.

“Turma ishte e pabesueshme dhe dua të përgëzoj kundërshtaren time,  ti je një frymëzim. Ishte një kënaqësi të luaja kundër teje. Të jesh fituese është thjesht e mrekullueshme. Sigurisht që nuk do të isha këtu pa ekipin tim, kështu që dua t’u them një falënderim të madh,  gjithashtu edhe prindërve të mi”, përfundoi 23-vjeçarja.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme