Emetimet e karbonit në rritje të shpejtë në vendet më të pasura të botës

Sipas një hulumtimi të ri, emetimet e karbonit, që në fillim të pandemisë së COVID-19 arritën trendin e rënies për një kohë, po rriten me shpejtësi kryesisht në 20 vendet më të pasura të botës.
Sipas Raportit të Transparencës Klimatike, i cituar nga BBC, thuhet se, këtë vit, pritet që në vendet e G20-s të rritet me 4 për qind niveli i dyoksidit të karbonit, që ra me 6 për qind për shkak të pandemisë në vitin 2020.
Vende të tilla, si Kina, India dhe Argjentina do të tejkalojnë nivelet e tyre të emetimeve të vitit 2019 dhe se përdorimi i vazhdueshëm i lëndëve djegëse fosile minojnë përpjekjet për të frenuar ngrohjen globale.
Në Konferencën e Klimës COP26, që do të mbahet dy javë më pas në Glasgoë të Britanisë së Madhe, pritet që ruajtja e ngrohjes globale nën 1,5 gradë të jetë një prej çështjeve kryesore, ndërkohë që bëhet e ditur se bota është aktualisht 1,1 gradë më e ngrohtë se përpara periudhës industriale.
“Vendet e G20-s janë përgjegjëse për rreth 75 për qind të emetimeve të karbonit, që shkaktojnë ngrohjen globale. Këtë vit, në të gjitha vendet e G20-s pritet që të rritet me 5 për qind përdorimi i qymyrit”, thuhet më tej në raport.
Teksa Kina bëhet përgjegjëse për rreth 60 për qind të kësaj rritjeje, thuhet se rritja në përdorimin e qymyrit është regjistruar edhe në SHBA dhe Indi.
Raporti tregon se është shënuar rritje e rëndësishme në përdorimin e energjisë me erë dhe atë diellore dhe se burimet e rinovueshme të energjisë, që ishte 10 për qind në vitin 2020 në vendet e pasura, është rritur në 12 për qind./ATSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




