Emigracioni klandestin, Bullgaria dërgon ushtarë në kufirin e saj me Turqinë

Bullgaria dërgoi të hënën 350 ushtarë në kufirin e saj me Turqinë në mbështetje të policisë, për shkak të presionit në rritje të emigrantëve, njoftoi ministri i Mbrojtjes, Georgy Panajotov.
“Nga sot, në kufirin bullgaro-turk janë dërguar ushtarë për të mbështetur policinë kufitare. Janë dërguar 350 persona me rreth 40 njësi pajisje”, tha ai në një intervistë për televizionin bTV.
Më shumë se 6 500 persona që kanë hyrë ilegalisht, veçanërisht nga Afganistani, janë arrestuar në periudhën janar-shtator në Bullgari, tri herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2020, sipas Ministrisë së Brendshme.
Bullgaria ndodhet në kufirin e jashtëm tokësor të Bashkimit Evropian, një rrugë për ata që duan të mbërrijnë në Evropë.
Parlamenti vendosi në gusht që të dërgonte 400 deri në 700 ushtarë në kufijtë e Bullgarisë me Turqinë dhe Greqinë, për të ndihmuar veçanërisht në ndërtimin e barrierave.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




