Emiri i Katarit: Izraeli zgjodhi të zgjerojë agresionin në Bregun Perëndimor dhe Liban

Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani ka deklaruar se Izraeli zgjodhi në mëmnyrë të qëllimshme agresionin për të zbatuar skema të paraplanifikuara në Bregun Perëndimor dhe në Liban.
Në hapjen e Këshillit Shura të Katarit në Doha, Al-Thani ka theksuar se “mënyra më e lehtë dhe më e sigurt për të ndaluar përshkallëzimin në kufirin me Libanin është ndalimi i luftës në Gazë”.
“Shkatërrimi nuk do të funksionojë me popullin e palëkundur palestinez, i cili është i kapur pas të drejtave të tij legjitime”, ka theksuar emiri i Katarit.
Katari ka shërbyer si një ndërmjetës kyç në përpjekjet për të arritur një armëpushim dhe marrëveshje pengjesh në Gaza.
Sa i përket Këshillit Shura, ai ka autoritet legjislativ dhe miraton politikat e përgjithshme shtetërore dhe buxhetin, por nuk ka asnjë rol në përcaktimin e politikave të mbrojtjes, sigurisë, ekonomike dhe investimeve për prodhuesit e vegjël por të pasur të gazit, gjë që ndalon partitë politike.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




