Emisari i BE-së, Peter Sorensen vizitë në Kosovë, takime me Osmanin dhe Kurtin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të presë sot (14 janar) në një takim Përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen në orën 10:00.
Vizita e Sorensenit në Prishtinë është pjesë e një turneu rajonal, gjatë të cilit ai pritet të zhvillojë takime me përfaqësuesit më të lartë politikë në Kosovë dhe Serbi. Gjatë qëndrimit në Kosovë, emisari evropian do të takohet edhe me kryeministrin në detyrë, si dhe me përfaqësues të partive opozitare.
Një ditë më pas, të enjten, Sorensen pritet të udhëtojë drejt Beogradit, ku do të zhvillojë takime me lidershipin shtetëror serb, ndërsa agjenda e plotë e vizitës atje është ende duke u finalizuar.
Kjo është vizita e parë e Peter Sorensenit në rajon që nga marrja e mandatit të dytë si ndërmjetësues i Bashkimit Evropian në procesin e dialogut Kosovë–Serbi.
Vizita në Prishtinë vjen menjëherë pas zgjedhjeve në Kosovë dhe në një kohë kur në Bruksel ka pritje që, pas formimit të institucioneve të reja, dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të rifillojë me intensitet të shtuar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




