Fest 64 – Këngëtarja Savjana Verdha: Ngjitja në skenë, një emocion shumë i madh

Kulturë | 11 muaj më parë

Sikurse në natën e parë, edhe sonte në natën e dytë, emocionet e vërteta të Festivalit të Këngës nuk përfundojnë me daljen nga skena, por vazhdojnë edhe “në prapaskenë”, aty ku artistët ndajnë përjetimet e tyre më të sinqerta.

Këto momente përcillen për publikun nga moderatorët Andri Xhahu dhe Antoneta Koci, ku këngëtarët flasin për emocionet, pritshmëritë, ankthin dhe gëzimin, si edhe për kritikat apo vlerësimet që marrin pas performancave.

Në prapaskenën e Fest 64, këngëtarja Savjana Verdha, e para që nisi garën për natën e dytë të Festivalit ndau emocionet e saj pas performancës duke thënë se u ndje shumë mirë dhe plot emocione.

“U ndjeva perfekt, ishte një emocion shumë i madh. Publiku dhe skena kanë magjinë e tyre. Jam zbathur sepse sandalet nuk po më rrinin. Veshja përfaqëson atë që unë jam”, tha ajo.  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme