Ëndrra Ukrainë vazhdon: eliminon Skocinë, tani është Uellsi

Uncategorized | 4 vite më parë

Në një moment historik me vështirësi të mëdha për Ukrainën, një buzëqeshje e vogël vjen nga futbolli: kombëtarja e verdheblu pushton Glasgoë dhe fiton shansin për të luajtur kundër Uellsit për një biletë për Kupën e Botës 2022 në Katar. Fitorja 3-1 ndaj Skocisë, me firmat e Yarmolenko, Yaremchuk dhe Dovbyk(për skocezët shënoi McGregor), i jep kombëtares së Petrakov mundësinë për të ëndërruar sërish: takimi të dielën në Cardiff.

Më e fortë se Skocia dhe gjithçka që po ndodh me popullsinë dhe territorin e saj. Në një ndeshje që duhej të ishte luajtur në mars, por e shtyrë për shkak të pushtimit rus, Ukraina kalon 3-1 në Glasgoë dhe vazhdon të ëndërrojë për një vend në Kupën e Botës Katar 2022: të dielën në orën 18:00 ndeshja e fundit, ajo kundër Uellsit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme